Kryesore

“Intervista e Ditës”/ Negociatat, Murati: Gota gjysmë plot. Shqipëria, tani duhet të bëjë detyrat kundër krimit e korrupsionit

18:59 - 28.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Vendimi i BE-së për të shtyrë deri në qershor 2019 hapjen e negociatave për Shqipërinë, duhet lexuar si një arritje me gotën gjysmë plot”.




I këtij mendimi është Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Erl Murati, i ftuar këtë të enjte në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çiku.

Murati theksoi se ky vendim tashmë vulos përgjithnjë të ardhmen europiane të Shqipërisë, por se nga ana tjetër i kërkohet vendit tonë që brenda 1 viti të bëjë “detyrat e shtëpisë”.

Sipas tij, në këtë vendim ka ndikuar jo pak gjendja brenda BE-së me euroskeptikët si një lob gjithnjë e në rritje brenda unionit.

Megjithatë Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” nënvizon se tashmë vendi ynë duhet të tregojë jo vetëm përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të përcaktuara, por se kërkohet luftë konkrete në drejtim të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke u ndalur tek politika e brendshme, gazetari Erl Murati nuk përjashton as ndryshime në qeveri, që sipas tij nuk kanë pse të shihen si një aspekt negativ. Por si një rifreskim që i bëhet me të drejtë kabinetit qeveritar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.