Kryesore

Mirela Kumbaro: Pse duhet shembur Teatri Kombëtar

11:04 - 05.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Kulturës mbrojti në Kuvend projektligjin e Teatrit Kombëtar, duke thënë se godina nuk i qëndron më kohës.




“Nevoja për investime kulturore tek ne është ulëritëse. Teatri Kombëtar është prioritet, është në gjendje emergjente. Nuk i qëndron më kohës”, nisi fjalën e saj Mirela Kumbaro.

Ministrja shtoi se “kemi bërë në këto 4 vite jo pak ndërhyrje për të mbajtur në kufijtë e mbijetesës muret”, por theksoi se “çdo përpjekje për të përmirësuar është e kotë”.

“Sot gjetëm mundësi për të bërë një teatër dinjitoz”, theksoi Kumbaro.

“Propozimi i përcjellë nga Bashkia Tiranë është shqyrtuar me shumë kujdes për të gjetur procedurën ligjore të duhur. Propozimi synon që të merret më e mira e bashkëpunimit mes pronarëve privatë dhe publikë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.