Nostalgji

Nostalgji/ Vesa dhuratë vetes për ditëlindje, tokë në Dhërmi

16:00 - 08.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Vesa dhuratë vetes për ditëlindje, tokë në Dhërmi





Këngëtarja e suksesshme, Vesa Luma e cila sapo ka hedhur në treg këngën e saj të fundit “Amanet” ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj. Me këtë rast ajo mblodhi gjithë miqtë e vet në një festë të madhe në Prishtinë. Mes tyre nuk kanë munguar edhe kolegë miq të artistes si këngëtarja Leonora Jakupi, Labi, dy mikeshate “Etheve…”, Teuta Kurti e Rona Nishliu, apo edhe lideri i grupit “Kthejellu”, Mentor Haziri, me të cilin është shfaqur edhe në disa foto duke kërcyer në mënyrë mjaft ‘hot’. Por siç kemi mësuar ne të “Bluetooth” këngëtarja Luma i ka bërë vetes një dhuratë. Pikërisht javës që shkoi ajo ishte në Shqipëri, ku një ndalesë e pati edhe në jug, në plazhin e mrekullueshëm të Dhërmiut. E Vesa madje ka blerë edhe një tokë të sajën atje, në të cilën në të ardhmen do të ndërtojë vilën e saj verore.

Ky shkrim u botua më 22 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.