POLITIKË

Rama takohet me Tsipras në Londër: Pakti për detin arrihet së shpejti!

22:13 - 10.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Lodërn duket se ka patur hapa përpara në lidhje me paktin mes Shqipërisë dhe Greqisë.




Të paktën kështu e paraqet kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka postuar në rrjetin social disa foto të takimit të tij me homologun grek Tsipras.

Në fotot e publikuara thuhet se “kryeministrat e Shqiperise dhe Greqise zhvilluan një takim, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Londër.

Ata diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vlerësuan arritjet e deritanishme. Ndonëse ka ende çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti” –thuhet në njoftim./Gazeta Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.