POLITIKË

FOTO/ Rishfaqet Visho Ajazi, ish-kreu i SHISH në krah të Ramës

19:59 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dikur “armiq” por sot shihen në krah e njëri- tjetrin. Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitat e tij në Samitin e NATO-s në Bruksel, atje ku është takuar dhe me kreun e Aleancës Stoltenberg.




Ajo që ka rënë në sy në pamjet që vetë Rama ka publikuar, kanë qenë momentet kur kreu i qeverisë shihet pëkrah ish drejtuesit të SHISH, Vizho Ajazi Likës, me të cilin maxhoranca e të majtëve ka patur një sërë përplasjes të forta, deri në momentin kur ajo vetë vendosi ta çojë Visho Ajazin, si përfaqësuesin e Shqipërisë në NATO.

Rama shkruan në rrjetin social se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për kontributin e saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut duke shtuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe të trupave të veta në frontet e përbashkëta.

POSTIMI I RAMËS:

Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.