Rusi 2018

Kroacia në Finale/ Incident mes shqiptarëve dhe tifozëve kroatë në Austri (VIDEO)

23:49 - 11.07.18 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kroacia është finalistja e dytë e Botërorit 2018, e cila do të gjejë në finale Francën e Deschamps, ditën e diel në Moskë.




Ballkanasit e Daliç mposhtën Anglinë 2 me 1 në një ndeshje epike ku u deshën 125 minuta për të nxjerrë fituesin.

Pas rënies së bilbilit, festa shpërtheu në Zagreb, por edhe në vende të tjera ku jetojnë kroatë.

Një incident ndodhi në Austri, pasi kroatët po festonin në rrugë “kapjen” e finales së Botërorit të futbollit. Siç duket në videon e siguruar nga GSH.al disa shqiptarë po parakalonin me flamurin kuqezi në makinën e tyre dhe dikujt nuk i ka pëlqyer ky gjest.

Një tifoz kroat është afruar dhe e ka rrëmbyer flamurin tonë kombëtar. Nuk dihet nëse incidenti është përshkallëzuar më tej, por gjithsesi duhet përmendur se gjatë ndeshjeve të Kroacisë në këtë botëror, janë parë edhe mjaft flamuj shqiptarë të cilët paqësisht janë valëvitur në stadium përkrah atyre të Kroacisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.