Kryesore

Kryemadhi: LSI s’do jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Ramën!

14:32 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ne do vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!”.




Kështu ka bërë të ditur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në rrjetin social, ajo shkruan se kjo forcë nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën. Kryetarja e LSI-së ka mohur zërat për një marrëveshje me PS.

“Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI-së”, ka shkruar ndër të tjera, Kryemadhi.

Të hënën, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur të kalojë në votim projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi nuk kishte numrat e duhur për të shkuar në këtë proces.

Miratimi i këtij projektligji kërkon minimalisht 84 vota, çka përbënte edhe një sfidë për mazhorancën qeverisëse.
Opozita ndërkohë kishte braktisur këtë seancë plenare, duke mos marrë pjesë fare si në diskutim, ashtu edhe në votim.

Ishte pikërisht kjo arsyeja që votimi i projektligjit të dështojë, pasi në Kuvend nuk ishin 84 deputetë të pranishëm.
Kërkesa për shtyrjen e votimit të këtij projektligji u dorëzua në Kryesinë e Kuvendit nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me argumentin se në sallë mungonte opozita. Po ashtu ai deklaroi se është në pritje të LSI-së për të votuar këtë porojektligj.

POSTIMI I PLOTË

LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtoje me manipulime të tilla.

LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.

Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshem të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!

Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.