Kryesore

Marrëveshja me Greqinë, Rama: Dokument i ri bashkëpunimi… Refuzon pyetjen për atletet e bardha

13:00 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Marrëveshja do të përfundojë me një dokument të ri strategjik bashkëpunimi”… Është kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama në lidhje me bisedimet që po zhvillohen mes Greqisë dhe Shqipërisë.




Në një intervistë për agjensinë e lajmeve greke, AMNA, Rama theksoi se: “Siç e dini, ne po përballemi me një proces të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për zgjidhjen e çështjeve mes nesh, Shqipërisë dhe Greqisë”.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne i përdorim këto probleme jo vetëm për t’i zgjidhur ato, por edhe për ta transformuar zgjidhjen në një nivel të ri të partneritetit dhe bashkëpunimit”, theksoi më tej Rama.

Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë.

“Kjo u arrit në sajë të udhëheqjes shumë të guximshme, trime dhe me vizion të Alexis. Dhe Zoran, gjithashtu mori mbi vetë pjesën e tij të rrezikut për të konfirmuar diçka që nuk ishte e lehtë, por edhe tregoi se ku ka një vullnet ka një mënyrë për zgjidhje ”

Po për atletet e bardha që “vodhi” vëmendjen e mediave ndërkombëtare në Saimitin e Londrës? Rama anashkaloi këtë pyetje, dhe foli vetëm për pjesën politike të Samitit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.