Nostalgji

Nostalgji/ Oni Pustina, për qofte tek daja…

16:00 - 11.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Oni Pustina, për qofte tek daja…




Nëse deri dje ju ka shkuar të paktën një herë në mendje se tani që fitoi 50 mijë euro ai do të frekuentojë vetëm restorante të shtrenjta, e keni pasur gabim. Oni Pustina, modeli i njohur i cili pak javë më parë u bë fituesi i çmimit të madh në spektaklin “Dancing with the Star”, na tregon sot përmes kësaj fotoje se paratë për të nuk kanë rëndësi. E kemi ditur prej kohësh që Oni është çun modest, por nuk e prisnim që të na e shfaqte kaq hapur modestinë e tij. Siç e shihni dhe nga fotoja, Oni, që edhe këtë herë është veshur shumë bukur, është në një nga qebaptoret e kryeqytetit duke ngrënë qofte e duke pirë birrë, nën shoqërinë e një miku. Me siguri Oni është pro atij parimit: “Mjafton që të ndihesh rehat dhe të jesh nën shoqërinë e njerëzve të duhur”. Për këtë meriton edhe një kompliment sot.

Ky shkrim u botua më 22 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.