Horoskopi

Horoskopi i datës 12 Korrik 2018

00:00 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare



Kanë të drejtë të urtët, kur ata thonë se puna të ngushëllon. Sidomos kur ndërmerr veprimtari krijuese, që ju e pëlqeni dhe ju jep kënaqësi. Kushtojini rëndësi edhe kohës së lirë, duke u marrë me gatime, vallëzim ose gjëra të tjera që ju pëlqejnë.

Do të keni romancë dhe krijimtari, me Hënën dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun që ju mbështesin. Duke ndjekur intuitën tuaj, nuk mund të gaboni. Partneri dhe miqtë do t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe ju ndjekin në veprimtarinë tuaj të shumëllojshme.

Do të keni dëshira dhe ndjenja që do t’i mbani të kyçura, sidomos për ata që zemrën nuk e kanë plotësisht të lirë dhe ndoshta edhe jo të çlirueshme! Dashuri platonike dhe të pashprehura për beqarët, shumë të ndrojtur apo të pasigurt për t’u shprehur.

Në punë do të jeni të zotët. Me gjakftohtësi do të menaxhoni punët dhe situata të ndërlikuara edhe në distancë. Largpamësia dhe analiza juaj do të përshkojë kudo! Keqkuptimet në çift do të mund t’i sqaroni në një vend romantik, larg nga stresi i përditshëm.

Dita është e mbushur me pengesa, duke filluar me Hënën që përballet më Plutonin, i cili ka edhe prirje armiqësore. Të pakënaqur në të gjitha frontet! Nuk keni asnjë mbështetje nga planetët e tjera, madje edhe Venusi ju anashkalon.

Do të keni krijimtari të fuqishme. Në udhëtime u bëni edhe më të hapur dhe veprimtaria që ndërmerrni është e mbushur me fantazi. Me partnerin nuk do të kufizoheni duke folur vetëm për dashurinë: tema e parapëlqyer preferuar nisin nga muzika e deri tek piktura.

Të ndiheni të mërzitur ju prek në sedër, tashmë që Hëna po ju ndjek në heshtje, pa ngritur edhe një gisht në favorin tuaj. Përkushtimi i saj është të mbajë të mbyllura me çelës emocionet, ndjenjat si edhe ndoshta një dashuri të fshehtë.

Në çifti njëri nga të dy bën pak si tekanjoz, ndoshta ju, por vetëm për argëtim. Kujdes, partneri është duke iu vëzhguar, i gatshëm për t’jua kthyer me të njëjtën monedhë. Xhelozia bren në zemër dhe të mbani emocionet nën kontrollin bëhet më e vështirë.

Do të keni tensione në çift. Është e vërtetë se Venus është në anën tuaj, por sot është në konflikt me Hënën. Gjërat konkrete do t’ju ndihmojë në punë. Do t’i kushtoni vëmendje çështjeve financiare dhe si gjithmonë çdo projekt ka nevojë për një sponsor.

Me një atmosferë romantike dhe poetike Hëna në shenjë ndryshon të gjitha sferat e jetës, nga dashuria tek puna, nga ëndrra në realitetin e përditshëm. Treshja Diell-Mërkur-Neptun e bën çdo gjë më të bukur, duke ju përmbushur emocionalisht

Lidhja ka nevojë për një pauzë për të reflektuar: kur duke planifikuar të ardhmen mendon më shumë për të kaluarën, kjo do të thotë se diçka duhet të ndryshojë. Pak të motivuar dhe të jo shumë të qetë në rutinën e punës, nuk jeni të qartë dhe nuk tregoni as edhe durimin më të vogël.

Do të keni shumë krijimtari dhe aftësi komunikuese. Do t’i shkruani vazhdimisht një miku të largët, dhe mesazh pas mesazhi, distanca nuk do të ndihet më. Do të keni fat me ndërmarrje dhe kontakte me vende të huaja, të favorizuar nga njohja e mirë e gjuhëve të huaja.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *