AKTUALITET

A do ta kalojë Vettingun gjyqtari? Dasma e së bijës e bëri me lekë, por pa asnjë shpenzim

14:33 - 12.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykatësi i Kushtetueses, Gani Dizdari, është anëtari i fundit i Dizdari që do të përballet me Vettingun-një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij dhe është kapërcyer nga vetëm dy të tjerë.




Sot në mesditë është zhvilluar seanca dëgjimore me Dizdarin, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm. Ai ka vendosur të përfaqësohet me avokatin e tij, Sokol Hazizaj, i cili ka dorëzuar prokurën për përfaqësimin.

Ndërkohë sipas relatorit, Roland Ilia, ILDKPKI e ka nxjerrë të pastër nga ana e pasurisë, që do të thotë se gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e saj. Por ka një detaj që bie veçanërisht në sy në deklarimin e pasurisë së gjykatësit. Në vitin 2009, Dizdari dhe vajza e tij deklarojnë dhurata në vlerën 15.300 euro nga dasma e kësaj të fundit, ndërkohë që nuk deklarohet asnjë shpenzim për dasmën.

Në vlerësimin e pasurisë nga KPK është konstatuar, apartament 95 metra katrore, 24 mijë lekë të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalsit 63 metra katrore plus ballkon në total 86 metra katrore, blerë për 3.3 milion lekë. Toke arë në Bathore 1000 metra katrore blere 344 mije leke. Apartament banimi i bashkëshortes 68 metra katrore blerë në vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blere këtë apartament. Depozitë bankare 1.8 milion lekë dhe depozitë 8 mijë dollarë. Ndërkohë i rezulton një llogari 1.1 milion lekë në një bankë tjetër.

Mbetet për t’u parë nëse Dizdari do ta kalojë apo Vettingun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.