Rusi 2018

FIFA nxjerr raportin: Asnjë rast dopingu në Botëror

17:40 - 14.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

FIFA nuk ka raportuar asnjë rast dopingu pas pothuajse 4 mijë mostrave të marra që nga janari, në një program testimi të zbatuar në fazën përfundimtare të Kupës së Botës Rusi 2018.




Rasti i fundit me doping daton në 1994, në Shtetet e Bashkuara, dhe është ai që përfshinte argjentinasin Diego Armando Maradona.

Programi 2018 përfshinte 626 mostra të marra gjatë Botërorit, duke përfshirë dy lojtarë nga secila skuadër e testuar pas çdo ndeshjeje. Gjithsej 108 mostra u mblodhën një ditë para fillimit të ndeshjeve.

Në njoftimin e FIFA-s thuhet se disa lojtarë të katër ekipeve gjysmëfinaliste në Rusi 2018 janë kontrolluar tetë herë këtë vit. Testet antidoping në lidhje me Botërorin e Rusisë janë analizuar në laboratorin e akredituar nga Agjencia Botërore Anti-Doping në Lozanë të Zvicrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.