Tech

Gëzuar ditëlindjen Twitter! Nga Obama, Papa Benedikti dhe Trump, 12 postimet që kanë hyrë në histori

12:52 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Twitter mbush plot 12 vite këtë javë. Nga një rrjet social që nisi për të ndarë mendimet me miqtë, rreth 224 postime në ditë,  arriti në 500 milion.




336 milion përdorues në mbarë botën, e kanë shndërruar këtë rrjet social në një lëvizje të madhe të ndryshimeve shoqërore.

Që nga lançimi në korrik të 2006-ës, nga Jack Dorsey, Noah Glass, Biz Stone dhe Evan Williams, Twitter është përhapur dhe është bërë një platformë për shpërndarjen e lajmeve, ku bizneset dhe liderët botëror janë në kontakt me publikun.

Për ditëlindjen e tij, këto janë 12 postimet që kanë bërë histori dhe kanë ndihmuar Twitter të  përcaktojë një epokë të re:

1-Postimi i parë i bërë nga Jack Dorsey, një prej themeluesve, i cili njoftonte për këtë rrjet social të ri.

2-“Ne sapo bëmë histori. Dhe kjo e gjitha sepse ju dhuruat kohën, talentin dhe pasionin tuaj. E gjitha ndodhi falë jush. Faleminderit”. Ky është postimi i bërë nga Barack Obama më 5 nëntor 2008 kur u zgjodh presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve. Ai përdori Twitter për të falenderuar mbështetësit e tij.

3-Pranvera Arabe nisi nga Twitter. Përmes postimeve: “Kushdo në Kairo që kërkon që Mubarak të largohet dhe të përballet me drejtësinë, të dali tani”, ishte një nga opsionet e Twitter për t’i ardhur në ndihmë protestuesve që të komunikojë, të mobilizohen dhe të bashkohen për një kauzë të përbashkët.

4-Twitter u vendos “në hartë” për shpërndarjen e lajmeve, teksa live u njoftua bastisja dhe vrasja e kreut të Al Qaeda, Osama bin Laden.

5-Edhe Papa Benedikti i XVI përdori Twitter për të qenë në kontakt me besimtarët e tij.

6-Hashtaget nisen të përdoren edhe në postimet në Twitter. #blacklivesmatter është hashtagu i inspiruar nga aktivistja Alicia Garza, e cila i referohej lirimit të George Zimmerman pas vrasjes se një 17-vjecari me ngjyrë.

7-Edhe yjet e Hollywood përdorin Twitter. Foto e prezantueses së njohur Ellen DeGeneres, bashkë me yjet më të njohur, u bë virale.

8-Fushatat e bamirësisë janë ndihmuar nga Twitter për tu shpërndarë dhe gjetur mbështetës. Justin Bieber u bë pjesë e sfidës “Ice Bucket Challenge” duke mbledhur 8.6 milion paund për Organizatën e Monitorimit të Sëmundjeve të Neuroneve.

9-Twitter ndihmoi në solidarizimin e përdoruesve pas sulmeve terroriste. Ariana Grande shprehu keqardhjen e saj përmes një postimi, pas sulmit të ndodhur në  koncertin e saj.

10-Ngacmimet seksuale nxitën reagimin e shumë aktoreve, të cilat ishin sulmuar nga producenti Harvey Weinstein. Lëvizja #metoo nisi nga Twitter.

11-Presidenti Donald Trump njihet për postimet e tij në Twitter, madje përdori këtë të fundit për të kërcënuar me sulme bërthamore liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

12-NASA përdor Twitter për të njoftuar zbulimet e rëndësishme, duke e bërë këtë rrjet social një prej më të rëndësishëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.