MILOSAO

Fati yt…

14:40 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ilir Kalemaj




I trishtë fati yt
I trishtë fati yt,
si karafilit që i ka ikur era qyshkur,
apo një moçalishte në një ditë shirash vjeshtakë,
ndoshta një pelikan krahëthyer në përpjekje
për t’ iu larguar shtrëngatës së fundit.

I trishtë fati yt,
endesh si Uliksi
në kërkim të një Itake që nuk ekziston,
përtej ëndrrave,
në truallin e thatë ku shpresa nuk lind,
ku imagjinata ka firuar
dhe jeta të harron.

I trishtë fati juaj,
fëmijë pa etër,
emigrantë me atdhe që e mohoni,
njerëz pa hije mbi dhe.

***

Ferri janë të tjerët,
apo thjesht purgatori gjumë-prishës brenda nesh,
të gjesh parajsën e humbur të Miltonit,
apo të mbash përjetësinë pa t’íkur mes gishtash.
Një nga dilemat e shumëfishta
të ekzistencializmit pa ekzistencë
të njeriut-avatar.

Universe
A concert of lights,
in open skies,
it liberates one’s soul
from shackles of everyday boredom,
let me wander,
toward a multitude of wind perfumes,
realizing the endless boundaries of life.

Sitting by the Socratic fire,
meditating moments of happiness
in a sea of misery,
one wanders what’s meaning of life
and gets lost by the sheer overwhelming sadness.

Transient passions
get lost through time,
Carpe diem
That loses its existential being,
through tunnels of time like Metamorhposis of Ovid,
while escaping in search of memory lost.
Like a post-modern Hades,
I end up in a rotten paradise.
And be awaken again like Phoenix of mythology
that flies away as a Pegasus,
to grasp the enigma of Universe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.