Kryesore

Transferimi i pensionit nga një qytet në tjetrin, ISSH: Ja formulari

14:10 - 15.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Për të transferuar pensionin nga një qark në tjetrin, nga një njësi në tjetrën ose nga posta në bankë, pensionisti duhet të plotësojë një formular-tip. Instituti i Sigurive Shoqërore publikon formularin-tip që duhet të plotësojnë pensionistët për të marrë pensionin në vendbanimin e ri. Kërkesa për transferimin e pensionit, e dosjes së pensionit, bëhet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku ka vendbanimin e ri pensionisti, sipas kërkesës-tip. Kërkesa paraqitet tek inspektori pritës në ALSSH. Në rastin kur kërkuesi nuk ka vendbanimin në territorin e ALSSH-së ku paraqitet kërkesa, inspektori pritës e sqaron personin e interesuar për procedurat e parashikuara në rregullore, duke i dhënë edhe alternativë për kalimin e pagesës së pensionit në një nga bankat e nivelit të dytë. Në rastet kur personi, i cili kërkon të transferojë dosjen e pensionit nga njëri rajon në tjetrin, kërkon të përfitojë kompensimet për energjinë elektrike, apo kompensime të tjera të njohura me aktet nënligjore në fuqi, duhet të paraqesë edhe dokumentacionin që provon plotësimin e kritereve për secilin lloj të kompensimit. Më pas kërkesa paraqitet tek inspektori pritës në ALSSH, i cili kontrollon në sistemin online të regjistrit të shtetasve, nëse kërkuesi ka vendbanimin në territorin ku shtrin juridiksionin ALSSH-ja. Ndërkohë, në rastin kur kërkuesi nuk ka vendbanimin në territorin e ALSSH-së ku paraqitet kërkesa, inspektori pritës e sqaron personin e interesuar për procedurat e parashikuara në rregullore, duke i dhënë edhe alternativë për kalimin e pagesës së pensionit në një nga bankat e nivelit të dytë. Agjencia Lokale e Sigurimeve Shoqërore ku është paraqitur kërkesa për transferimin e dosjes ka detyrimin të njoftojë personin e interesuar dhe ta pajisë atë me librezën e pensionit.




Kërkesa
Kërkesa për transferimin e qendrës së pagesës kryhet brenda rrjetit të shërbimit të pagesave të Postës Shqiptare, bëhet në Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Në rastin kur personi përfitues kërkon transferimin e pagesës së pensionit nga një zyrë pagese në vartësi të Postës Shqiptare sh.a në drejtim të një dege të bankave të nivelit të dytë, zbatohen procedurat e mëposhtme: a. Kërkesa për kalimin e pagesës së pensionit dhe përfitimeve të tjera nga zyrat postare në një degë të bankave të nivelit të dytë, bëhet pranë degëve të këtyre bankave. Në këtë rast punonjësit e sporteleve të degës së bankës marrin funksione të inspektorëve pritës të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore. b. Bazuar në kërkesën e përfituesit, së cilës i bashkëlidhet fotokopja e letërnjoftimit elektronik e nënshkruar nga pensionisti dhe libreza e pensionit, në prezencë të përfituesit dhe të personit të autorizuar prej tij, i cili është edhe në rolin e garantorit të marrëdhënieve financiare të pensionistit me bankën dhe DRSSH-në, dega e bankës harton kontratën përkatëse dhe çel numrin e llogarisë së pensionistit. c. Kërkesat e pensionisteve, së bashku me kontratën, ku është evidentuar numri i llogarisë, i përcillen Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, e cila gjendet në të njëjtin qark me vendndodhjen e degës së bankës.

Mbyllja e pensionit
Për rastet kur pensionisti ndërron jetë, duhen ndjekur një sërë procedurash për mbylljen e pensionit. Është përcaktuar mbyllja e pensionit edhe pa certifikatë të personit, por nëpërmjet informacionit të marrë nga të dhënat për vdekjet. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me shkresa dhe akte të veçanta të drejtorit të përgjithshëm ka udhëzuar dhe saktësuar jo vetëm procedurat që duhen ndjekur në rastin e mbylljes së pensioneve, por edhe ka analizuar e ndjekur zbatimin e këtij procesi, ndërhyrjen nëpërmjet informatikës për mbylljen e përfitimeve për persona të vdekur, bazuar në informacionin elektronik të marrë nga gjendja civile, si dhe arkëtimin e fondeve të dëmtuara në bashkëpunim me agjentët pagues si Posta Shqiptare dhe bankat.

Dokumentet që duhet të dorëzohen për përfitimin e kompensimit të energjisë elektrike:

1. Deklaratë për kompensimet.
2. Fotokopje e kontratës së energjisë elektrike.
3. Vërtetim për fëmijët deri në 25 vjeç nga shkolla.
4. Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave të bashkisë ose komunës.

5. Vërtetim nga Zyra e punës, si punëkërkues për anëtarët e tjerë të familjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.