POLITIKË

Debat në Komisionin e Medias/ Vokshi-kreut të Hipotekës: Mos u bëni vegël, e di që të kanë urdhëruar…

12:12 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valdin Pjetri, kryeregjistruesi i Hipotekës ka qenë sot i pranishëm në Komisionin e Medias, ku është përgjigjur në lidhje me pronat tek Teatri Kombëtar.




Albana Vokshi, kryetarja e këtij komisioni është përfshirë në debat me Pjetrin, pasi ky i fundit nuk i jepje informacionin që ajo kërkonte.

Vokshi ka ndërprerë disa herë fjalën dhe i ka thënë që është vegël dhe e kanë detyruar që të mos flasë.

Debati

Vokshi: Janë në shkelje të ligjit. Më thoni sa metra ka bashkia Tiranë

Pjetri: Duhet bërë mbledhja e informacionit, duhet bërë mbledhja e truallit shtet.

Vokshi: Jo shtet, por bashkisë.

Pjetri: Nuk ka një VKM për regjistrim, prandaj rezulton shtet. Prandaj ju them shikoni dokumentin që u kam sjell.

Vokshi: Kur nuk e dini më mirë heshtni. Pyetja është e thjeshte: Sa metra ka Bashkia?

Pjetri: Nga një mbledhje e përafërt që bëmë tani janë mbi 200 metra.

Beqaj: Ja ku është bashkia, ta shikojnë kamerat.

Vokshi: Nuk po të pyes ty, kur të bëhesh kryeregjistrues atëherë fol.

Vokshi: Sa metra katro ka Fusha.

Pjetri: Për privatin nuk e keni kërkuar.

Vokshi: Mos u bëni vegël, e di që të kanë urdhëruar

Beqaj: Mos i bëj presion

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.