AKTUALITET

DETAJE/ Autori ishte pa maskë, qëlloi me breshëri ndaj çiftit. Djali qëndroi 5 orë me trupat e prindërve

09:21 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur kanë kaluar vetëm një ditë nga vrasja mafioze që tronditi të Shkodrën, ku u ekzekutua çifti, ish-efektivit të policisë, Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci të tjera detaje kanë dalë në dritë.




Gazeta Shqiptare mëson se një person ka qëlluar me breshëri drejt tyre. Mësohet se mbi viktimat është qëlluar me 23 plumba të një arme automatike gjermane tip “M5P”,n me karikator që zë deri në 30 fishekë plumbash.

Autori ka qenë pa maskë, por është vështirë të identifikohet për shkak të errësirës. Fëmija e çiftit nuk është prekur plumbat qëndroi për 5 orë me trupat e prindërve.

Ndërkohë që të njëjta burime saktësojnë se autori ka lëvizur me një mjet tip “Benz” dhe se ai është ndihmuar nga një tjetër për t’u larguar. Mjeti i autorit është parkuar pranë banesës së çiftit.

Autori ka qëlluar 23 herë drejt çiftit, duke o lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ndërsa gjithçka është zbuluar vetëm 5 orë më pas, kur Policia e njoftuar nga një prej fqinjëve, gjeti dy viktimat brenda në makinën tip “Benz” me targë AA 006 HA.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasje profesioniste, ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të jetë me pagesë, duke parë dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund.  Ndërkohë që deri tani mësohet e janë rreth 30 persona të shoqëruar, që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.