Nostalgji

Nostalgji/ Ermelinda si dikur, me shall Pionieri. Lul Basha viziton Argitën në Maternitet

16:00 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Ermelinda si dikur, me shall Pionieri. Lul Basha viziton Argitën në Maternitet




Ermelinda si dikur, me shall Pionieri

Këtë herë zonja Dade e ka ënë mënjanë ngjyrën e kuqe, aq të preferuar për të, duke pasur parasysh faktin që një pjesë e mirë e garderobës së saj është në ngjyrë të kuqe. Siç duket ia ka lënë radhën koleges dhe mikes së saj, Ermelinda Meksi, e cila mban veshur një palë pantallona të kuqe, që për kombinim u ka shtuar një shall në stilin e ‘pionierit’ të dikurshëm sipër këmishës së bardhë. Ka qenë kjo veshja që zonja Meksi ka zgjedhur në një prej mbledhjeve që po zhvillohen tashmë në mënyrë intensive nga ana e Partisë Socialiste. Kjo ka bërë të ndihet më komode. Shtojmë këtu se zonja Meksi preferon më tepër të mbajë veshur këpucët e sheshta apo me pak takë, pasi këto të fundit jo vetëm që i krijojnë lodhje, por janë më tepër jashtë stilit të saj.

Lul Basha viziton Argitën në Maternitet

Në mesin e javës që po lëmë pas, kryeministri i vendit, Dr.Sali Berisha u bë gjysh për të gjashtën herë. Vajza e tij e vetme, Argita solli në jetë pas tri vajzave, një djalë, Artin. Për këtë gëzim të vajzës së tij, kreu i ekzekutivit shtroi një gosti për të gjithë kabinetin qeveritar. Shumë nga ministrat e ndjenë veten ngushtë në këtë situatë, e për këtë arsye disa prej tyre u detyruan të bëjnë edhe vizita. Në këtë grup përfshihej edhe ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, i cili nuk ka humbur fare kohë dhe nën shoqërinë e bashkëshortes ka shkuar në maternitet për të vizituar vajzën e kryeministrit, Argitën, dhe për t’i përcjellë asaj e gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes urimet në mënyrë direkte. Por, ajo që ra në sy ishte se çifti Basha nuk kishte asnjë dhuratë apo tufë me lule për Argitën. Ndoshta ata i kanë çuar një zarf…?!

Ky shkrim u botua më 29 maj 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.