OPINION

Shqipëria ka nevojë për një ‘Plan B’

16:28 - 16.07.18 Erkjad Kajo
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria, një vend i vogël Evropian, me një sipërfaqe sa ajo e Belgjikës dhe me një popullsi përafërsisht sa Lituania ka bërë si objektiv të sajin kryesor përmbushjen e aspiratave Evro-Atlantike – e cila do të thotë integrim në strukturat e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të Bashkimit Evropian. Ndërsa në pamje të parë duket se ka përmbushur me sukses njërën pjesë të aspiratave të saja, duke u integruar në NATO më 2009, udhëtimi i sajë drejt pjesës së dytë, ajo e integrimit në Bashkimin Evropian, duket më i largët sesa kurrë.




Vendi i Shqiponjave, aplikoi më 2009 për tu bërë pjesë e bashkimit më të madh Politik dhe Ekonomik në botë, i cili përbëhej asokohe prej 27 shtetesh (dhe mesa duket, pas hyrjes së Kroacisë më 2013 dhe referendumit Britanik në favor të ‘Brexit’ më 2016 numri anëtarëve s’ka për të ndryshuar), e refuzoi aplikimin e sajë më 2010 ndërsa fqinjëve të sajë ish-Jugosllavë, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët patën aplikuar respektivisht nga fundi i 2008 dhe në fillim të 2009, ju akordua statusi i ‘vendit kandidat’, respektivisht më 2010 dhe 2013.

Po Shqipëria? Asaj iu desh të priste edhe një vit për të marrë të njëjtin status. Ndërsa fqinjët e sajë panë hapjen e negociatave, në fillim për Malin e Zi nga mesi i 2012 dhe nga fillimi i 2014 për Serbinë – Shqipëria u la edhe një herë në pritje; jo në sallon, as në korridor por përjashta portës në mes të rrugës. Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që Shqipëria ishte diskriminuar nga Bashkimi Evropian. Më 2009, ‘procesi liberalizimit të vizave’ nga BE-ja kundrejt vendeve Ballkanike, përjashtoi Shqipërinë nga procesi fillestar duke shkaktuar zhgënjim në radhët e popullit Shqiptar, me një akademik të mirënjohur në Tiranë akuzoi BE-në se po sillesh si një ‘klub i Krishterë’.
Fjalët e zgjedhura prej akademikut nuk ishin të rastësishme; Shqipëria gabimisht perceptohet nga bota e jashtme si një ‘vendi Islamik’. Ky perceptim është si pasojë e asaj çka akademikja Milica Bakić-Hayden quan ‘nesting orientalism’. Fqinjët e Shqipërisë, fituan pavarësinë nga Perandoria Osmane gjatë shekullit të XIX-të, dhe filluan menjëherë një proces de-orientalizimi në një nivel të brendshëm ndërsa në atë të jashtëm, filluan të delegojnë ‘stigmën’ (apo thënë shqip ‘damkën’) kundrejt fqinjit të tyre Shqiptarë, territoret e të cilëve synonin ti aneksonin dhe popullsinë ta asimilonin ose shpërngulnin duke i paraqitur si ‘të pa zhvilluar’, ‘të pa qytetëruar’ dhe ‘jo Evropian’ duke përdorur si argument kryesor se kinse ‘Shqiptarët na qenkan një komb mysliman’. Në fakt, asgjë nuk mund të ishte më larg nga e vërteta, siç kishte vërejtur edhe një udhëtar Perëndimor gjatë një udhëtimi të tijin në fillim të shekullit të XIX-të në Ballkan ‘Grekët me zor i konsiderojnë ata si të Krishterë ose Turqit si mysliman: në fakt ata nuk janë as njëra as tjetra.’

Megjithatë, tashmë, Bashkimi Evropian ka për slogan zyrtar ‘Të bashkuar në larmi’ dhe nuk e refuzon Shqipërinë për arsye fetare siç bënë Fuqitë e Mëdha gjatë shekullit të XIX-të – kurrë Shqiptarët po përpiqeshin me mish e me shpirt për të siguruar të drejtat e tyre Kombëtare gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kështu që arsyeja ‘zyrtare’ përse Shqipëria përjashtohet nga proceset integruese rajonale është se ‘duhet bërë progres në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe mbarëvajtjen e sundimit të ligjit.’ Por mesa duket në rastin e fqinjëve të Shqipërisë as korrupsioni, as krimi i organizuar dhe as mos sundimi i ligjit u panë si arsye për mos t’ju hapur negociatat. Për shembull për sa i përket çështjes së korrupsioni, si Mali i Zi po ashtu edhe Serbia kishin nga 41 pikë secila sipas studimit të Transparency International, në momentin që ju hapën negociatat ndërsa Shqipëria ka 38 pikë sot. Në lidhje me krimin e organizuar, sipas World Economic Forum, performanca e Shqipërisë është më e mirë se sa ajo Serbisë e cila radhitet e 107 ndërsa Shqipëria e 92 (pra plot 15-të pozicione diferencë). Dhe e fundit por jo
nga rëndësia, kurrë fjala vjen te çështja e sundimit të ligjit, sipas The World Justice Project, performanca e Serbisë për shembull lë sërish për të dëshiruar në krahasim me Shqipërinë, meqenëse radhitet 8 pozicione mbas Shqipërisë, në vendin e 76.

Tanimë besoj se është e qartë që Bashkimi Evropian po ndjek një politik me standard të dyfishtë për sa i përket çështjes së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Politik-bërësit Shqiptarë duhet të kuptojnë që vendi i tyre nuk është i dëshiruar në BE. Megjithëse Bashkimi Evropian ka bërë një premtim për hapjen e negociatave Qershorin e ardhshëm. Shumë Shqiptarë besojnë se atdheu i tyre e pret ‘skenari Turk’, pra negociata pa fund por pa asnjë fije drite në fund të tunelit.

E gjendur para një situate të tillë, Shqipëria duhet të fillojë të përgatisë një ‘Plan B’ sa më parë aq më mirë. Plani rezervë duhet të përqendrohet në rrafshin e brendshëm duke vazhduar zbatimin e reformave në modernizimin e ekonomisë, duke forcuar sundimin e ligjit dhe njëkohësisht duke thelluar luftën kundër krimit të organizuar.

Jo sepse po i kërkon Brukseli por sepse Shqipëria ka nevojë për to në mënyrë që shteti demokratik të konsolidohet, ekonomia të lulëzojë dhe mirëqenia e qytetarëve të sajë të rritet. Njëkohësisht në rrafshin e jashtëm, Shqipërisë i duhet një politikë e jashtme shumë dimensionale ku natyrisht duhet të kultivojë marrëdhënie të mira me të gjithë aktorët (qofshin ata shtetëror apo supranacional qysh është vetë BE-ja), por megjithatë duhet zbatuar një hierarki ku në krye të piramidës duhet të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo Brukseli.

Politik-bërësit Shqiptarë s’duhet të harrojnë për asnjë çast se është vetëm falë Shteteve të Bashkuar që Shqipëria i shpëtoi copëtimit të mëtejshëm më 1919 dhe ishin sërish SHBA-të që kryesuan koalicionin që ndaloi Slobodan Milošević të realizoj ëndrrën e Vaso Čubrilović për dëbimin e Shqiptarëve nga Kosova më 1999 sipas memorandumit të tij famëkeq të 1937 dhe jo Brukseli – në fund të fundit Shqipëria është vend Evropian për shkak të kulturës, historisë dhe gjeografisë dhe fakti që ajo nuk është anëtare e Bashkimit Evropian nuk e bënë atë më pak Evropiane.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ” Pushteti absolut i injoranteve , i te pa afteve dhe i të korruptuarve i vendosur përmes sistemit demokratik, është më i keq se edhe diktatura me e keqe e globit … ”

    SOKRATI

    Dhe , pikrishte kete porosi te Sokratit ka ndermend ta ia percjelle zyrtari i larte i BE , i cili neser , te marten viziton Shqiperine dhe i cili do te takohet vetem me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama .
    Vtem se Shqipëria ne 2018 nuk e dha probimin pranues ne BE , Johanes Hann do ti thote Rames se riprovimi do te jete ne 2019 kuptohet , me kushte te reja shume me rigoroze se ato qe Shqipëria i kishte gjere me tani, nen nji zmadhues ose llupe shume me te forte se gjere tani dhe me mundesi gabimi xerro.
    Zyrtari i larte i BE Han do te shprehet shume i prere dhe i qarte se Shqipëria e Edi Rames mund te paraqese kerkesen per pranimin kandidat te BE vetem me 2019 nese deri ateher i plotesone kushtet 1,2,3…x dhe nese vetem njeren nga keto kushte Shqipëria nuk e ploteson ateher Johanes Hann do te ia sjelle ne kujtese kryeministrit Rama ate cfare kishte thene Sokratot shume shekuj me pare …se ne institucionet e shtetit dhe institucionet e pavarura te shtetit
    ( sistemin e drejtesise ) nuk mund te vijne injorant dhe pseudointelektual por , vetem persona te afte dhe profesional gje qe Shqipëria sot kete kusht thjeshte nuk e ploteson qe eshte arsyeja e vetme pse iu refuzuar kerkesa per kandidat ne BE , kerkese te cilen Shqipëria duhet ta perseris vetem pase nji viti ..!
    E dyta dhe po aqe e rendesishmja eshte se sindromi i Shqiperise me shpejtesi drite po percillet edhe ne Kosove ,Hann do ti thote kryeministrit Rama se BE don qe Kosova te jete storje e suksesit e BE dhe SHBA dhe kurresesi jo nji deshtim gje qe ne ate rast shteti shqiptar , gjitha institucionet e shtetit bashke me sistemin e drejtesise do te jene pjesemarres dhe pergjegjes per kete deshtim…!

    Përgjigju ↓