AKTUALITET

Vrasja mafioze e çiftit në Shkodër, rrëqeth e afërmja: Boris ndjeu frymën e fundit të prindërve të vet…

09:10 - 16.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mëngjesin e djeshëm, por jo vetëm. Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci ishte çifti që u gjet i vdekur brenda automjetit të tyre, ndërsa nga kjo ngjarje shpëtoi pa asnjë lëndim fëmija i vogël i tyre, që u gjet në prehërin e të ëmës.




Siç u bë me dije, se 35-vjeçari bashkëjetuesja e tij janë qëlluar rreth orës 1:30 pas mesnate, ndërsa trupat e pajetë janë gjetur në orën 6:40 të mëngjesit.

Gazeta Shqiptare mëson se plot 23 herë është qëlluar në drejtim të çiftit që sot do të përcillen në banesën e fundit.

E ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit, një prej kushërirave ka rrëqethur me dedikimin në rrjetin social sa zor mbahen lotët.

“Nuk di nga t’ia filloj… të ngushëlloj teze apo të ngushëlloj veten… mamin apo të ngushëlloj Borisin që ngeli i “vetëm” pa prindër. Një qënie pafajshme që dëgjoi frymën e fundit të prindërve të vet. Të ngushëlloj motrat apo Kristjanin që kokën e kthen nga shkallët po është e kotë. Po të pret tezja Silvana… është tezja që po të priste të festoje 53-vjetorin e vet sonte. Ah jeta juaj u pre në gjysmë. Jeta juaj mori një rrugëtim tjetër. Më duhet të them që punuat për këtë…ua ndërtuan shtëpinë ca të panjohur bënë llaç e ngritën tulla e s’pushuan njëherë. Por tani e kuptova që kjo shtëpi ishte një VARR i RI. Një shtëpi ku do të fjelë hija jote dhe jo TI.

U prefshi në paqe Boran dhe Silva. Do të jeni gjithmonë në zemrat tonë. Zoti i shpërblehtë ato që ua morën jetën”, – shkruan ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.