Rajoni

Aksidenti i tmerrshëm në Gjermani, humbin jetën babë e bijë. Vajza tjetër rëndë

08:52 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçare kanë ndërruar jetë ditën e djeshme në një aksident të tmerrshëm që ndodhi dje rreth orës 11:00 në Gjermani, në afërsi të Dunningenit. Ndërkohë që mediat gjermane kanë bërë të ditur se vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është transportuar me helikopter në Spitalin e Freiburgut.




Mediat gjermane raportojnë se BMW-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

BMW u përplas kokë me kokë me një kamion. Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg. Si rezultat i përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schwarzëaelder-bote.de, Sipas informacioneve të medias bëhet e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.