Kryesore

Çfarë ndodh këtë javë me motin? Bien temperaturat deri të enjten, por…

08:00 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e para të kësaj jave janë parashikuar që të jenë me reshje shiu, duke përbërë kështu një lajm të pakëndshëm për pushuesit.




Ndërkohë që dita e sotme do të dominohet nga vranësirat dhe në disa zona pritet të ketë dhe reshje shiu.

METEOALB bën të ditur se situata do të përmirësohet në pjesën e dytë të kësaj jave, ku moti pritet të jetë i kthjellët dhe temperaturat të pësojnë rritje deri në vlerën 36 gradë Celsius.

“Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuasje në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës, por sërish fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C”, – njofton Meteoalb.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.