KULTURË

Ndërroi jetë në Gjenevë, trupi i mjeshtrit të Kinemasë mbërrin sot në Shqipëri. Ja kur do mbahen homazhet

08:32 - 17.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të sillet sot në Shqipëri trupi i pajetë i mjeshtrit të kinemasë shqiptare, Ilia Tërpini, i cili u nda nga jeta më 13 korrik në Gjenevë.




Tërpini ndërroi jetë nga një sëmundje e papritur. Ka qenë i biri i tij, Klevis Tërpini, i cili ka njoftuar se homazhet do të mbahen të  mërkurën, më 18 korrik në Muzeun Historik Kombëtar.

“Përshëndetje të gjithëve. Ju falënderoj shumë të gjithëve për ngushëllimet që na keni bërë. Për lajm: babi im u nda nga kjo bote në qytezën Saint Julien (France) afër Gjeneves (Zvicer) në prezencën time me dhimbje shumë të mëdhaja, nga një sëmundje e rëndë që pati. Nuk arritëm dot ta kthenim me jetë e të ishte në shtëpinë e vet dhe vendin e vet për fundin e tij fizik, por shpirti i tij është.
Mbërritja e Ilias (Lluit) në atdhe do jetë të martën.
Ju lajmërojmë për homazhet e babit tonë Ilia Tërpini. Do bëhen të mërkurën tek Muzeu Kombëtar ora 10h. Ju mirëpresim me dashuri”, shkruan Klevis Tërpini, djali i artistit të ndjerë Ilia Tërpini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.