SPORT

Burdizo: Mesi më përjashtoi nga Kombëtarja

08:15 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lionel Mesi zhgënjeu në Botërorin 2018. Por sulmuesi i Barcelonës nuk u kryqëzua vetëm për paraqitjen personale me vetëm një gol në katër ndeshje. Një nga akuzat që rëndoi mbi “Pleshtin” ishte dhe ndikimi i tij në skuadër. Madje u fol se ishte pikërisht ai që vendoste për formacionin. Këto zëra kanë marrë një konfirmim të fortë nga Nikolas Burdizo. Mbrojtësi argjentinas që luan me Torinon ka zbuluar për mediat argjentinase se është pikërisht Lionel Mesi ai që e mban larg Kombëtares prej vitesh. Shkak një debat mes tij dhe sulmuesit. “Ishte ndeshja Argjentinë-Kolumbi, e cila u mbyll në barazim 0-0. Në atë sfidë ai u nervozua shumë për një pasim të gabuar. I kërkova të sqaroheshim dhe në momentin që po afrohej mendova se do të më godiste. Ndërhynë lojtarët e tjerë dhe në fund u sqaruam, por që nga ajo ndeshje unë nuk jam grumbulluar me Kombëtaren edhe pse luaja me Romën në Serinë A”, ka thënë Burdizo. Deklaratat e mbrojtësit i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit të polemikave, por edhe akuzave në dëm të Lionel Mesit, i cili zhgënjeu të gjitha pritshmëritë gjatë Botërorit 2018.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.