Kryesore

Bushati: S’ka ndryshim kufijsh me Greqinë, por pakt për mirëmbajtjen e piramidave tokësore

14:09 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur bisedimet me Greqinë janë në errësirë, për shkak të mungesës së informacionit si nga Tirana dhe Athina, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka thënë nuk ka marrëveshje për ndryshim kufijsh.




Sipas tij kryeministri grek ka folur për një proces teknik për mirëmbajtjen e piramidave tokësore, por që thekson se kjo është keqinterpretuar qëllimisht nga Sali Berisha.

“Po diskutojmë me palën greke. Opinioni publik është informuar. Kemi një marrëveshje në diskutim dhe 2 projekt marrëveshje një për piramidat dhe një për menaxhimin. Është një komunikim institucional, kemi shkuar përtej detyrimeve që cakton ligji. E kam thënë që s’ka arsye për protagonizëm. Jemi pjesë e një ekipi”, theksoi ministri Bushati.

Ndërkohë për rolin e Presidentit Meta, që mediat greke shkruajnë se ka penguar firmosjen e marrëveshjes, ministri u tregua i rezervuar.

“Presidenti për çështjen e marrëveshjes ka lëshuar një autorizim për Ministrin e Jashtëm, kemi përgatitur aktin e plotfuqisë. Delegacioni përfaqëson interesat e shtetit shqiptar. Ka një dosje voluminoze mbi 1 mijë faqe që janë pjesë e punës së ekspertëve. Për çdo proces të ngjashëm flasim në një zë”

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ska ndryshim kufijsh,por mund te kete bisedime,per rikthimin e Qameve ne tokat e Rrepublikes Greke! Tsipras ta shoh kte muhabet,sepse Greqija ka toka sa te duash.Qamet nuk pretendojn per qellime seperatiste,dhe nuk kercenojn Greket!

    Përgjigju ↓