Kosova

Komisioni Evropian jep rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave

16:53 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për Kosovën në lidhje me liberalizimin e vizave. Gjatë një konference të përbashkët për media, të mbajtur në Bruksel, Komisioneri i BE-së për Emigrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopoulos dhe presidenti Hashim Thaçi e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rekomandimin pozitiv, duke e cilësuar atë ndër hapat e fundit në BE para se të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.




“Jam i lumtur të ju njoftoj se të gjitha përpjekjet e Kosovës dhe puna e tyre drejt liberalizimit të vizave janë shpaguar dhe prandaj sot mund të konfirmojmë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, tha komisioneri Avramopoulos.

“Liberalizimi e bën Kosovën pjesë të Ballkanit Perëndimor që tashmë po lëvizin pa viza”, theksoi komisionari evropian.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të mund të lëvizin pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
“Nëse më herët kishim shumë kilometra për të vrapuar, tani jemi në 100 metrat e fundit”, theksoi ai.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se vendimi i Komisionit Evropian për të shpallur të përmbushur edhe kriterin e fundit për liberalizimin e vizave është lajmi më i mirë për Kosovën në dekadën e fundit.
“Kilometrat e fundit ishin shumë të gjata, por jam i lumtur që së bashku po mbërrijmë në cak dhe shpresojmë që shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza”, tha Thaçi.

Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe sot është marrë edhe miratimi për këtë punë edhe nga partnerët evropian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, nënvizoi presidenti Thaçi, do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, por edhe qarkullimin e mallrave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.