SPORT

LISTA/ Dy ndeshjet miqësore me Kroacinë, Kombëtarja U-15 nis grumbullimin  

15:45 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja e U-15 ka nisur sot në Elbasan grumbullimin e saj në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore të programuara për tu luajtur më 23 dhe 25 korrik me ekipin kombëtar të Kroacisë të po kësaj moshe. Për tre ditë, skuadra e drejtuar nga Memushaj do të grumbullohet në hotel “Univers” në Elbasan ku dhe do të stërvitet, teksa në datë 21 korrik do të niset drejt Kroacisë. Në këtë listë, trajneri Memushaj ka grumbulluar 22 lojtarë, ku 14 prej tyre vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar të kësaj moshe. Ndërkaq, janë edhe dy lojtarë të U-15 që janë thërritur në këtë kombëtare dhe që bëjnë pjesë e skuadrave zinxhir të klubeve të mëdha, si Endri Çelaj që vjen nga radhët e PSG, apo Johnny Prenga që luan me këtë moshë te Juventusi.




Për këtë grumbullim, trajneri i skuadrës përfaqësuese të U-15, Eqerem Memushaj për faqen zyrtare të FSHF-së, theksoi: “Një grumbullim dhe dy ndeshje që na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy takime ku do të kërkojmë të bajmë maksimalen tonë në fushë. Por, mbi të gjitha do jenë dy teste që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjithë performancën e kësaj skuadre në secilin sektor”.

Më poshtë, edhe programi i ndeshjeve miqësore të U-15 në Kroaci:
• Kroaci vs Shqipëri, 23 Korrik ora 18:00 në Duga Resa
• Kroaci vs Shqipëri, 25 Korrik ora 10:30 ne Karlovac


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.