BOTA

Parashutë që zbret tankun në tokë, Rusia teston me sukses makinerinë e re ushtarake

15:15 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushtria ruse testoi me sukses një parashutë, e cila mund të zbresë nga ajri në tokë një tak me gjithë ekuipazhin e vet brenda.




APC është një teknikë e guximshme e përdorur vetëm nga Rusia, pasi asnjë vend tjetër nuk ka realizuar me sukses hedhjen e një tanku me parashutë, kur brenda tij është edhe ekipi ushtarak.

“Stërvitjet shkuan mirë, personeli është i gatshëm të kryejë misionet luftarake. Testimi është historik”,  u tha gazetarëve shefi i Transportit Ushtarak Vladimir Beneditov.

Teksa gjenerali Vasiliy Margelov: “Hedhja me parashutë e një tanku ku brenda është dhe ekipi ushtarak lejon që ushtarët të jenë në zonën e luftimit brenda disa minutash”.

Mbi 200 makina ushtarake si dhe 2500 trupa morën pjesë në stërvitjen e përbashkët të transportit të aviacionit dhe trupave ajrore të cilat përfunduan të premten e kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.