AKTUALITET

Shqipëria bëhet pjesë e zonës ekonomike për rajonin

13:36 - 18.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria mund të jetë e konkurrueshme në tregun rajonal të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes dy sektorëve të veçantë: perimeve dhe metaleve, të cilat kanë edhe impaktin më të madh në ekonominë vendëse. Kështu ka deklaruar ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, teksa ka mbledhur këtë të martë Komitetin për Lehtësimin e Tregtisë. Sipas Ahmetajt, ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për të krijuar një zonë ekonomi-ke rajonale drejt më shumë mundësive, drejt tkurrjes së kostove të tre-gtisë dhe minimizimit të pengesave jotarifore për lehtësimin e tregtisë së mallrave, harmonizimin e tre-gjeve të CEFTA-s me Bashkimin Europian dhe krijimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëve-shjeve tregtare.




“Qeveria shqiptare është në dialog me komunitetin e donatorëve në Shqipëri për të lexuar një analizë të thelluar të çështjeve të identifikuara si barriera të aksesit në treg. Madje, shumë shpejt do të kemi edhe një projekt të dedikuar për lehtësimin e tregtisë dhe krijimin e zonës së integruar ekonomike të rajonit që po realizohet me Bankën Botërore”, deklaroi Ahmetaj. Ahmetaj ka theksuar se ekonomia shqiptare ka pasur progres në drejtim të zhvillimit të konkurrueshmërisë. “Iniciativat që lidhen me konkurrueshmë-rinë duhet të përforcohen.

Duhet të përforcohen njohuritë mbi avantazhet si brenda grupeve të synuara, ashtu edhe me publikun e gjerë. Qasja kombëtare duhet të shoqërohet edhe me qasjen sektoriale rajonale, me qëllim përshtatjen e faktorëve që ndikojnë në investime, që shpesh mund të arrijnë, sipas sektorëve edhe në nivel rajonal”, theksoi ministri i Financave dhe Ekonomisë. Komiteti për lehtësimin e tregtisë është ngritur vetëm pak kohë më parë, në funksion të ndryshimeve të kryera në marrëveshjen e njohur si marrëveshja e Marakeshit për rritjen e tregtisë globale, duke përshpejtuar lëvizjen dhe zhdoganimin e shpejtë të mallrave duke përfshirë edhe transitimin e mallrave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.