SPORT

Europa League/ Partizani, Laçi dhe Luftëtari zbresin sot në fushë, ja shanset për kualifikim

10:41 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre skuadrat shqiptare Partizani, Laçi dhe Luftëtari do të zhvillojnë mbrëmjen e sotme ndeshjet e tyre të kthimit të Europa League.




Në ndeshjet e zhvilluar një javë më parë, të tria ekipet janë mundur, por me shanse të ndryshme për ndeshjet e kthimit. Partizani u mund 0-1 në “Selman Stërmasi” nga sllovenët e Mariborit, në një ndeshje deri diku të barabartë. Edhe pse në letër kundër një ekipi pretendent, të kuqtë e drejtuar nga Skënder Gega do të luajnë shanset e tyre sot. Ndeshja mes Mariborit dhe Partizanit do të luhet në orën 20:15.

Ndërkohë, sfida tjetër do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Luftëtari do të luajë përballë letonezëve të Ventspilsit thjesht një ndeshje statistike. Humbja 5-0 në takimin e parë nuk i jep thuajse asnjë shans gjirokastritëve për të kaluar për më tej në këtë debutim në kupat e Europës. Pas një paraqitjeje mjaft të mirë nën drejtimin e Hasan Likës në sezonin e shkuar, gjithçka në imazhin e saj u rrëzuan me një ndeshje të çuditshme nën drejtimin e trajnerit të ri Milosh Kostiç.

Ndërkohë në Laç, kurbinasit do të përpiqen të bëjnë diçka për të përmbysur humbjen 2-1 në ndeshjen e parë kundër Anorthosit. Në ndeshjen e parë në Qipro ishin pikërisht laçianët që kaluan të parët në avantazh me golin e Hoxhallarit, por gjithçka u përmbys në pjesën e dytë në shifrat 2-1, duke lënë ende shpresa për skuadrën e Laçit që të pretendojë për të kaluar në raundin e dytë kualifikues të kupës Europa League.

Kështu që tre sfidat nuk duhen humbur për t’u parë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.