SPORT

Një tjetër lojtar largohet nga Skënderbeu

20:30 - 19.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vala e largimeve nga Skënderbeu, duket se nuk ka përfunduar ende megjithëse disa lojtarë u shprehën se do të jenë besnikë të korçarëve, pavarësisht vendimit që është dhënë apo atij që pritet të jepet në vazhdim.




Pas largimit të Gavazajt drejt Rusisë, mësohet se tashmë është radha e Bakari Nimgaës për t’i dhënë fund aventurës me bardhekuqtë. Destinacioni i ardhshëm i mesfushorit pritet të jetë kampionati moldav, aty ku Sherif Tirapsoli po pret të përforcohet.

Rivali i Shkëndijës në Ligën e Kampionëve, duket se ka shfaqur interes për 23-vjeçarin nga Mali i cili luan prej disa vitesh me kampionët në fuqi të Shqipërisë. Sipas asaj që raportohet, drejtuesit e merkatos së klubit më të madh moldav, kanë nisur kontakte me drejtues të Skënderbeut dhe bisedimet janë në një fazë të avancuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.