BOTA

Çmendet këngëtarja, selfie me babanë e vdekur dhe e poston në rrjetet sociale

15:33 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një këngëtare dhe modele serbe ka postuar në mediat sociale një “selfie”, teksa babai i saj ka ndërruar jetë.




Jelica Ljubiçiç, ndodhej pranë të atit që ka ndërruar jetë në një shtrat spitalor, teksa ka bërë një foto dhe e ka shpërndarë atë në mediat sociale.

Në foto ajo ka shkruar: “Baba, u prehsh në paqe!”.

Komentuesit kanë reaguar ashpër, duke i thënë modeles se nuk është mirë nga trutë dhe vetëm një i cmëndur mund ta bëjë këtë gjë.

Teksa një tjetër komentues shprehet: “Nuk mund ta besoj atë që po lexoj dhe shoh. Jo, nuk ka shpresë për këtë botë”.

Ajo i ka fshirë të gjitha llogaritë e saj të mediave sociale pas reagimit që patën ndjekësit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.