LIFE STYLE

E kap “mat” burrin, gruaja e nxjerr inatin te makina. “Spektakël” në rrugë me dashnoren

08:41 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ka humbur durimi një gruaje në qytetin kinez Nanjing, e cila e zuri mat bashkëshortin e saj me një femër tjetër brenda makinës së tij.




Kjo bëri që t’i errësoheshin sytë dhe pa u menduar dy herë kërceu mbi automjetin e burrit dhe filloi t’ia shkatërrojë me një mjet të fortë.

Ngjarja është filmuar nga kalimtarët e rastit, të cilët mbetën të shokuar kur panë gruan, duke shkatërruar veturën e tipit, Audi.

Mirëpo, interesante është se si burri i saj nuk ndalej dhe vazhdonte të lëvizte me makinë, edhe pse gruaja e tij po qëndronte mbi kapakun e motorit me një mjet të fortë në dorë.

Në një moment të futet brenda makinës për ta fyer të dashurën e tij, e cila gjithashtu filloi t’ia kthente me të njëjtën monedhë. Pas këtij “spektakli”, policia ka shoqëruar që të tre në rajon, ku pas marrjes në pyetje janë liruar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.