SPORT

Marrëveshje paraprake me PSG, Bonuçi “tremb” Milanin

15:00 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klubi i Milanit ka marrë një përgjigje positive nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Vendimi përfundimtar i KAS ishte në favor të kuqezinjve dhe klubi nga Milano do të luajë në “Europa Ligë”. Mirëpo, ka një çështje tjetër tanimë për të cilën drejtuesit duhet të shqetësohen dhe është një largim i mundshëm i kapitenit të skuadrës, Leonardo Bonuçi.




Mbrojtësi u ble nga Milani vjet për 40 milionë euro nga Juventusi, por duket se pas problemeve financiare të Milanit ai kërkon largimin.

“Corrierre dello Sport”, bën të ditur se menaxheri i lojtarit ka një marrëveshje paraprake me klubin francez të PSG-së, i cili i ka ofruar lojtarit një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.