AKTUALITET

Dhunuan avokatin, babai i autorit: Djali im i shtyrë nga prokurori kriminel

09:40 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mondi Voga është një nga autorët e dhunimit të avokatit Ilia Ilia, në Durrës. Ka qenë vetë babai i tij, Kadri Voga, ai që në një intervistë për News 24 ka thënë se djali i tij është shtyrë nga prokurori Arian Ndoj.
Ai pranon se ka qenë djali i tij që ka dhunuar avokatin por thotë se është shtyrë nga një prokuror kriminel.




“Dënoj ashpër veprimin e djalit tim Mondi Voga. Kjo është një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme. Avokati Ilia Ilia është një figurë e nderuar. Familjes së avokatit dhe opinionit i kërkoj ndjesë. Djali im është shtyrë nga një prokuror kriminel. Prokurori Arjan Ndoji e shtyu djalin tim drejt këtij akti. Ai e përdor djalin tim si të fortë por djali im është viktimë e Arjan Ndojit, i paguar. Djali im e ka pasur shok shkolle Arjan Ndojin. I kam thënë djalit tim të largohet nga ky person. Me Arjan Ndojin jam në gjyqe prej 10 vitesh, e kam denoncuar për veprime anti-ligjore. Prokurori Arjan Ndoji përkrah kriminelët, më ka marrë lokalin e familjes sime. Ndojin e kam akuzuar për shpërdorim detyre. Organet e drejtësisë të zbardhin çështjen. Do të bëj vetëgjyqësi ndaj Arjan Ndojit”, ka deklaruar Kadri Voga.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.