Sociale

Foto/ Kujdes kur të zgjidhni restoranti për pushime

13:15 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të mishit në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik ka konstatuar tri subjekte në qarkun e Beratit, që tregtonin mish në mungesë të dokumentacionit shoqërues veterinar. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, Berat në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme gjatë inspektimit konstatuan kushtet e rënda higjieno-sanitare në të cilën ushtrohej aktiviteti nga këto subjekte, si mungesë të dokumentacionit përkatës, vula dhe certifikata veterinare e produktit. Konkretisht, një subjekt në Kuçovë dhe dy subjekte në Berat, me veprimtari tregtim mishi, të cilët tregtonin mish keci në mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare. Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative bllokim të produktit 22.3 kg mish keci si dhe masa administrative me gjobë në vlerën 100 mijë lekë për secilin nga subjektet.




Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore, duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.