AKTUALITET

“Jeta jonë është e lidhur me pyllin”, fitorja e parë e banorëve të Bulqizës

13:34 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një hap para, dy hapa pas… Pasi ka dhënë me koncesion shfrytëzimin masiv të pyllit në Bulqizë (pushteti lokal), qeveria detyrohet të tërhiqet.
Kjo falë protestës prej disa ditësh të banorëve të fshatrave Dushaj, Koçaj, Kodra e Danit, Qiraj dhe Kokërdhak të Fushë Bulqizës për mbrojtjen e pyjeve.




Prej ditësh banorët kanë realizuar disa protesta duke kërkuar që bashkia e qytetit dhe qeveria të mos lejojë askënd ta prekë pyllin 100-vjeçar

“Si ministër do të bëjë të gjithë procedurat ligjore që kontrata të pezullohet”, ka qenë premtimi i ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi i cili i detyruar nga protestat ka takuar banorët e Bulqizës.

“Ajo që duam të themi është se ne, unë si ministër, paçka se duhet të them se pylli është në pronësi të pushtetit lokal, tashmë kontratën duhet ta implementojë kryetari i bashkisë, unë do kërkoj në bazë të inspektimit që ka bërë Inspektorati i Mjedisit të kërkojmë pezullim të kontratës. Ju falënderoj se keni bërë një mision shumë të madh, atë të mbrojtjes”, tha Klosi mes banorëve që brohoritën deklaratën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.