BLUETOOTH

Klea Huta lë SHBA-të dhe niset me urgjencë për në Tiranë… arsyeja

14:15 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me siguri e keni mësuar se sheshi “Skënderbej”, më 25 korrik, do të ushtojë nga muzika më e mirë e artistëve shqiptarë si Ylli Limani, Dhurata Dora, Arilena Ara, Eugent Bushpepa, Young Zerka…




Gjithashtu, keni mësuar se e ftuara speciale do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. I gjithë eventi muzikor vitin e kaluar u prezantua nga Klea Huta, por këtë vit, nga sa është mësuar, moderatorja dhe këngëtarja prej ditësh është në Amerikë për xhirimet e programit të ri që do të nisë sezonin e ardhshëm në “Top Channel”.

Siç shkruan “Blitz”, Klea dhe grupi i saj i punës ka realizuar xhirimet e intervistës së Emina Çunmulajt dhe mbulimin e dasmës së Afërdita Dreshajt. Por, me sa duket, Klea i ka lënë në mes xhirimet dhe ka marrë fluturimin e parë drejt Tiranës për të prezantuar një prej koncerteve më të mëdha që do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.