Nostalgji

Nostalgji/ Arbana gabon përsëri. Sikleti i Marinës me dekoltenë

16:00 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Arbana gabon përsëri. Sikleti i Marinës me dekoltenë 




Arbana gabon përsëri
Është kritikuar gjithmonë për look-un e saj, aq sa kjo gjë për vetë atë është kthyer edhe në bezdi. Gjithsesi ajo që vëmë re ne, është fakti që përsëri prezantuesja Arbana Osmani nuk ka shumë shije dhe elegancë në veshje, dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për në skenë ku vetë ajo do të prezantonte, por për në një aktivitet në të cilin ka qenë e ftuar, e pikërisht në ‘Top Fest’. Një fustan i kuq, elegant dhe me klass që shkonte mirë në kombinim me sandalet e zeza. Deri këtu gjithçka në rregull. Eh në fakt, teksa shkon më tej, gjithkujt do i stononte për syrin një xhup i errët që mban veshur Arbana në këtë foto. Dhe ja tek del rezultati. Një veshje jo shumë e kënaqshme për një nga personazhet e njohur tashmë të spektakleve!!!

Sikleti i Marinës me dekoltenë

Top Fest’ apo të tjera aktivitete të tilla i tërheqin jo pak dy motrat, Luanën dhe Marinën, të cilat nuk duan të mungojnë asnjëherë. Edhe këtë herë, dy bukuroshet kanë qenë në Pallatin e Kongreseve, shumë në formë, të veshura tejet seksi si dhe me mjaft interes për këngët e rrymës moderne. Por ja që Marinës nuk i kanë shkuar siç ka dashur gjërat, kjo në aspektin e look-ut. Fustani që kishte zgjedhur të vishte ishte elegant, i bukur dhe me finesë, por ama dekolteja ia ka sjellë në majë të hundës. Ndoshta Marina e vishte për herë të parë dhe nuk e ka pritur që do e bezdiste aq shumë, apo që do tërhiqte shumë vëmendje tek të tjerët. Që në momentin që hyri në Pallatin e Kongreseve, çantën e mbante përpara pjesës së gjoksit për të mbuluar pamjen, por kjo e bënte që të binte edhe më tepër në sy. Sado u përpoq Marina ta mbulonte dekoltenë, përsëri nuk ia doli dot, aq sa kjo gjë u kthye në shqetësim edhe për të motrën.

Ky shkrim u botua më 29 maj 2010

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.