BLUETOOTH

Po afron dasma e shumëpërfolur, njerëzit në silket për veshjen

15:40 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ledion Liço dhe Sara Hoxha do të realizojnë në muajin gusht ceremoninë e tyre martesore, rreth një vit pas lindjes së djalit. Dasma do të mbahet në Villa d’Este në Komo të Italisë, ku qëndrimi për një person në këtë vilë kushton 500 euro dhe të ftuarit do të qëndrojnë në ambientin luksoz për 3 ditë. Megjithatë, të ftuarit ka disa javë që janë nën ankthin e performancës.




Burime thonë për “Bluetooth” se një pjesë e tyre janë në kërkim të një veshjeje që duhet patjetër të bjerë ndër sy. Ndërkaq, pjesa tjetër e stafit realizues të dasmës janë më të qetë nga kjo anë, sepse veshjet e tyre i ka marrë përsipër çifti. Gjithsesi, pak ditë para dasmës Ledioni ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale duke mbyllur kështu “Instagram”-in e tij. Mund të jetë ky një veprim për të qenë tërësisht privat në këtë moment të rëndësishëm të jetës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.