SPORT

Hamilton dhe Mercedes të papërmbajtshëm, fitojnë garën e Gjermanisë

19:05 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lewis Hamilton dhe Mercedes kanë fituar garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1. Piloti britanik e ka nisur garën në pistën e Hockenheimit nga vendi i 14-të, por ia doli që ta mbyllë i pari.




Përtej aftësive të tij dhe strategjisë së ndjekur nga ekipi, piloti i Mercedes u ndihmua edhe nga ato pak pika shiu që ranë gjatë garës. Shiu nisi në 25 xhirot nga fundi edhe pse pjesërisht në pistë, duke bërë që disa nga pilotët të përdornin gomat e ndërmjetme ose gomat e shiut.

Kjo e bëri mjaft interesante fundin e garës, pasi pilotët e parë u panë në harkun kohor të 20 sekondave. Pista e lagur në disa vende bën që pilotët shpesh të gabojnë në pistë, sikurse Raikkonen, i cili u pozicionua në vendin e dytë. Për Lewis Hamilton kjo është fitorja e katërt e tij në garën e Gjermanisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.