Kryesore

Lista e plotë me emrat/ Bashkia, gati listën me 3200 përfitues të ndihmës ekonomike

09:00 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës do të mbështesë me ndihmë ekonomike rreth 3200 familje në kryeqytet. Bëhet fjalë për pagesën e ndihmës për muajin korrik. Lista i është dorëzuar anëtarëve të këshillit bashkiak dhe pritet të miratohet në mbledhjen e radhës. Në projektvendimin e siguruar nga “Gazeta Shqiptare” mësohet se, kanë aplikuar për ndihmë ekonomike 2721 familje, individë me statusin e jetimit 285 persona, me një fond 855000 lekë, individë viktima të trafikimit 5 persona, me një fond 15000 lekë, individë viktima të dhunës në familje 70, me një fond 210000 lekë, individë prindër të fëmijëve të lindur: a)trinjakë 18 familje, me një fond 162000 lekë;
b)katërnjakë 4 familje, me një fond 64000 lekë; c)pesënjakë e më shumë njëherësh 1 familje, me një fond 25000 lekë. Gjithashtu, pritet të përfitojnë fëmijë në kujdestari të një familje kujdestare 49 aplikime, me një fond 441000 lekë, dhe fëmijë me aftësi të kufizuar në kujdestari 3 aplikime, me një fond 30000 lekë,




Aplikimi
Administratori, në prani të kryefamiljarit, bashkëshortes apo individëve plotëson online në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike, të cilët përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë. Lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik me të gjitha institucionet dhe pasi përfundon ky verifikim në lidhje me saktësinë e informacionit merret vendimi për këto familje.

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.