Nostalgji

Nostalgji/ Rovena shkëlqen me “Përtej kohës”. Ish-ministri Leskaj, tani spektator

16:00 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rovena shkëlqen me “Përtej kohës”. Ish-ministri Leskaj, tani spektator




Rovena shkëlqen me “Përtej kohës”
Përveçse me këngët e mrekullueshme, këngëtarja Rovena Dilo ka surprizuar përherë fansat e saj me klipet origjinale që sjell. Pas sukseseve me këngët “Dorëzohem” dhe “Rrëfimi”, këtë herë ajo sjell në klip këngën e saj të fundit “Përtej kohës”, ku shohim një Rovenë të patrukuar, të paqtë, pa shumë skena dhe pa ndërrime veshjesh. Shtoi kësaj një ide brilante të këngëtares për ta realizuar klipin në një vend historik, pikërisht në një prej urave të njohura në veri të vendit, siç është Ura e Zogut në Mat, një monument kulture i ndërtuar në kohën e mbretit Zog dhe me një regji për t’u komplimentuar të maqedonasit Alexander. I gjithë ky realizim premton padyshim suksesin e radhës së këngëtares Dilo.

Ish-ministri Leskaj, tani spektator
Ish-ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj i është larguar tërësisht jetës politike. Madje tashmë ai është përfshirë totalisht në atë akademike, jo vetëm si pedagog por edhe si autor librash. Por ja që herë-herë e merr malli edhe për një nga institucionet që kishte në varësi kur ishte ministër. Në fakt edhe rasti ka qenë i tillë që ai nuk mund të mos mungonte në 65-vjetorin e krijimit të Teatrit Kombëtar. Është ndjerë mirë në këtë atmosferë feste, por edhe pse i buzëqeshur, duket se i vjen keq që s’po e shijon si ministër këtë përvjetor, por si spektator.

Ky shkrim u botua më 29 maj 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.