Kryesore

Plas në PD e Dibrës, akuzat: “Sigurimsat” e Bashës po përjashtojnë njerëzit pa tradita spiunazhi  

14:30 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përçahet PD në Dibër. Ish-kreu i forumit rinor të PD-së në Dibër, Dritan Selishta, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se e ka marrë vesh nëpër kafene që është shkarkuar nga posti si kryetar grupseksioni në Tomin nga të komanduarit e Lulzim Bashës në degën PD-së Dibër.




“Ata nuk ishin të zotët të organizonin zgjedhje të lira e te ndershme për riorganizimin e strukturave të PD Dibër, të cilat ishin jetike për oksigjenimin e partisë nga spiunat e sigurimit të shtetit, të cilët ia kane pirë gjakun demokratëve të ndershëm të Dibrës në këto vite Demokraci”, – shkruan ndër të tjera ai.

Ai hedh akuza te drejtuesit e PD-së Dibër, ndërsa shton se ata i takonin vetë natën përfaqësuesit e partive të tjera për të bërë pazare të turpshme.

Burime jozyrtare për Gazeta Shqiptare shprehen se kanë komanduar Naim Gazidede si kryetar dhe sekretar partie, Luan Hakën.

DEKLARATA E PLOTË

Pershendetje miq ,bashkpunetore dhe demokrate te ndershem qe keni rrugetuar me mua ne cdo sfide dhe ne cdo perballje qe kemi patur me kundershtaret tone ,Partine Socialiste keto 16 vite(apo çdo parti tjeter) ,qofte si anetar i GRUD kur isha student ne Shkoder,qofte si kryetar forumi ,qofte si kryetar Grupseksioni ne Tomin ,ku kemi patur vecse rrezultate pozitive!Marr vesh neper kafene ,se une jam shkarkuar nga kryetar Grupseksioni ne Tomin, nga te Komanduarit e Lulzim Bashes ne degen PD Diber,te cilet nuk ishin te zotet te organizonin zgjedhje te lira e te ndershme per riorganizimin e strukturave te PD Diber ,te cilat ishin jetike per oksigjenimin e partise nga spiunat e sigurimit te shtetit, qe ja kane pire gjakun demokrateve te ndershem te Dibres ne keto vite Demokraci! Jane keto njerez qe kane shkelur ne vazhdimesi statutin e PD ,duke shkrire seksione dhe duke perjashtur demokratet kundershtare dhe kjo u pa dhe nga qendra kur ishin per fushaten e Profesor Sherefedinit ne Diber ,ku seksionet ishin me nga 6 anetare dhe nga keto vetem 2-3 aktive dhe tani po ndajne grupseksionet vetem e vetem me qellimin qe te perjashtojne kundershtaret e mendimit te lire,ndryshe nga i tyre! Un vij nga nje familje e thjeshte,mikpritese ,me tradita dhe mbeshtetese ne vazhdimesi e partise demokratike dhe fatkeqesisht pa tradita Spiunazhi .Gjate viteve te pushtetit te djathte kam mbajtur detyren specialist ne Drejtorine Tatimore Diber dhe per 3 vjet Drejtor Kontrolli. Kam punuar me ndershmeri dhe profesionalizem dhe e shkrova kete per te sqaruar thashethemet e makinacionit te spiunazhit Gazidede te cilet te vazhdimesi kane shpifur mbi figuren time duke thene se kam qene Drejtor per 8 vite dhe duke me akuzuar si mbeshtetes i disa partive te tjera (perfaqesuesit e te cileve i takonin vete ata naten per te bere pazare te turpshme).Sa per parti te tjera jua kam treguar vendin me rezultate dhe do vazhdoj te jua tregoj ne vazhdimesi! Un nuk jam Demokrat as nga Lulzim Basha dhe as nga kryetaret qe komandon Basha ne Diber, jam demokrat me shpirt dhe zemer dhe per kete mund te flas angazhimi im ,rezultatet ne vite ne grupseksion dhe ne kutine time te votimit, bashkëpunëtorët ne cdo seksion dhe demokratet e ndershëm në të gjithë Dibrën dhe Qarkun me te cilët kam punuar sa herë ka qenë e nevojshme! Dhe e fundit per te mos u zgjatur, i bej thirrje cdo Demokrati te ndershem te grupseksionit tim dhe te gjithe Dibres, te punojme pa rreshtur per Partine Demokratike dhe kundër kësaj Qeverie te krimit qe po rrenon dita dites Shqiperine dhe Shqiptaret sepse forca juaj eshte me e madhe se e cdo kryetari qofte te qendres e qofte te Deges sepse thjeshtesia dhe perkushtimi i sinqerte dhe me zemer i joni eshte garancia e vetme e ardhjes ne pushtet!Falenderime pafund per cdo sakrifice dhe mbeshtetje tuaj gjate udheheqjes time!I juaji deri ne fund Dritan Selishta!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.