SPORT

Rrëfehet Ozil: Ja përse dola në foto me Erdogan

15:11 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesut Ozil e ka thyer më në fund heshtjen, pas një serie akuzash ndaj tij nga media gjermane, lidhur me një foto ku ai pozoi me presidentin Erdogan gjatë një vizite të këtij te fundit në Londër.




“Ashtu si shumë njerëz, origjina ime gjurmon në një tjetër vend, ndërsa unë u rrita në Gjermani. Familja ime i ka rrënjët e saj me bazë të fortë në Turqi”, u shpreh Ozil në një deklaratë sqaruese, duke shtuar se “gjatë fëmijërisë sime, nëna ime më mësoi gjithmonë të respektoj dhe të mos harroj kurrë se nga kam ardhur, vlera këto që i kam”.

Duke komentuar fotografinë me presidentin turk, ajo që u bë shkak për armiqësinë ndaj tij, Ozil tha: “…ajo foto nuk ka patur asnjë qëllim politik.”

“Ashtu siç thashë, nëna ime nuk më ka lënë kurrë të harroj origjinën ime, trashëgiminë dhe traditat e familjes”, ka vijuar Ozil, duke e lidhur këtë me motivin e takimit me të parin e vendin nga e ka origjinën.

“Takimi nuk ishte një miratim i ndonjë politike, por të dy folëm për temën e vetme që zakonisht diskutojmë: futbollin”, tha ai.

Ozil tha se të njëjtën foto mund ta bënte dhe me presidentin gjerman.

Fotoja e Ozilit me presidentin Erdogan u realizua, e më pas u paragjykua, nën klimën e një armiqësie të politikës së Berlinit, e medias gjithashtu gjermane, me politikën zyrtare të Ankarasë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.