AKTUALITET

Tentuan të vidhnin tre karburante, arrestohet 31-vjeçarja. Në kërkim bashkëpunëtori i saj

10:21 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur vjedhja e një karburanti dhe tentativa për vjedhje e dy të tjerëve nga policia e Fierit.




Ndërkohë është arrestuar 31-vjeçarin Anna Malaj, si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë sekuestruar edhe armën me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua një prej autorëve të dyshuar, shtetasja:

  • Anna Malaj, 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë, Mallakastër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

  • E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Automjeti me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet.
  • 1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.
  • 1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.