KULTURË

“Lulet plastike” të Ylljet Aliçkës marrin çmim

11:50 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U mbyll Festivali Ndërkombëtar i filmit të Shkurtër në Korçë “Korça Short Film Fest”, me drejtor Gledis Bicën. Përgjatë datave 17 deri më 20 korrik u shfaqën gjithsej 40 filma ndërkombëtarë në kategoritë: documentary, fiction dhe animation, ndarë në dy sesione në Teatrin e “Andon Zako Çajupi” dhe Pazarin e Vjetër, Korçë. Ndërkohë të gjithë filmat shqiptarë dhe shqipfolës garuan në garën kombëtare, sipas kategorive të filmave dhe fushave të studimeve si Filmi artistik më i mirë, Filmi Dokumentar më i mirë, Filmi më i mirë i animuar, Regjia më e mirë, Skenari më i mirë.




Juria ndërkombëtare e festivalit e përbërë nga Toma Waszarow, regjisor, producent polka nga Bullgaria; Tudor Vintilou, drejtor fotografie, fotograf nga Rumania dhe Anna Oreshkova, asistente regjisore pranë kompanive filmike amerikane “Nu image” dhe “Ufo” vlerësoi edhe filmat e shfaqur me çmime. Çmimi “Best Student Short Film” shkoi për “FAITH” të Tatiana Fedorvskaya (VKIG Film School/Russia), çmimi “Best Albanian Short Film” shkoi për “Plastic flowers” i Ylljet Aliçkës (Kinostudio Dardan/Albania), çmimi Best Short Fiction shkoi për “Like A Good Kid” i Arian Vazirdaftari, Iran; çmimi Best Short Documentary shkoi për “Rewind Forward” i Justin Stoneham Zvicër dhe çmimi Best Short Animation shkoi për “Laymun” C.Prowse, H.Quin Britani. Ndërkohë, Juria shpërndau edhe katër çmime speciale si më poshtë: “Earthly People” i Adam Freund Hungari, “Nobody” Elham Torogji Iran; “The Victory of Charity” i Albert Meisl Austri dhe “Public Laundry” Christina Zachariades Portugali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.