Media

I vranë kolegun javë më parë, ekzekutohet në plazh gazetari. Kishte marrë kërcënime se…

08:52 - 25.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është qëlluar për vdekje, drejtori i një uebsajti lajmesh në Meksikë ngjarja ka ndodhur në plazhin e Playa del Carmen një ditë më parë. Ky është gazetari i dytë i të njejtit uebsajt lajmesh që vritet në më pak se një muaj.




Prokurorët nga shteti i Quintana Roo në një deklaratë bënë të ditur se vrasësit hapën zjarr mbi Ruben Pat, themeluesin e faqes së internetit Playa Neës në orët e para të të martës, jashtë një kafeneje pranë plazhit.

Sipas “The Guardian”, Ruben Pat pati merrej me çështjet e sigurisë dhe kishte marrë kërcënime gjashtë muajt e fundit, sipas një prej kolegëve të tij, i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të frikës nga ekzekutimi.

Quintana Roo, e cila është shtëpia e qytetit turistik të Kankunit, ishte një nga vendet më të sigurta të Meksikës, por siguria është përkeqësuar, pasi bandat luftojnë për të kontrolluar tregjet fitimprurëse të drogës. Më pak se një muaj më parë, një tjetër gazetar i portalit Playa News u qëllua për vdekje, në një zonë tjetër të shtetit.

Të paktën shtatë gazetarë të tjerë janë vrarë në Meksikë deri më tani këtë vit, sipas të dhënave të ofruara nga organizata të ndryshme joqeveritare.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.