AKTUALITET

I përfshirë në një vrasje, kush është 53-vjeçari që u ekzekutua sot. Gjendet një “Benz” i djegur, dyshohet se…

08:20 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Guerile. Gazeta Shqiptare mëson se viktima është Fatbardh Lici.




Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe rrethanat, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

53-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje e Astrit Kurmemajt. Ndërkohë që në fshatin Dobraç është gjetur një makinë duke u djegur tip “Benz”.

Policia dyshon se automjeti është përdorur nga autorët e vrasjes. Ndërkaq, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Informacion paraprak

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.