SHËNDET

Këto janë 7 ushqime që mund të pastrojnë lëkurën tuaj

20:53 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në vijim ju sugjerojmë ushqimet që duhet të konsumoni në vaktet tuaja për të patur një lëkurë sa më të mirë.




Bajamet

Image

Bajamet janë plot me vitaminë E dhe mund t’ju ndihmojnë të ruani lëkurën e shëndetshme. Gjithashtu vitamina E mund të mbrojë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli

Salmon ose ton

Image

Ushqimi i peshkut i siguron trupit biotinë.

Lëng portokalli

Image

Lëngu i portokallit ju mban të hidratuar dhe Vitamina C, e cila funksionon si një antioksidant për të mbrojtur lëkurën dhe qelizat e tjera nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira në mjedis dhe në trup. Vitamina C gjithashtu ndihmon në krijimin e kolagjenit, proteina kryesore strukturore e trupit.

Farat “Chia”

Image

Acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në mbajtjen e membranave qelizore, duke mbrojtur lëkurën dhe duke siguruar lagështi. Farat Chia, gjithashtu janë të pasura me acide yndyrore.

Patate të ëmbla

Image

E pasur në vitaminë A, patatja e ëmbël i jep ngjyrë lëkurës.

Fara luledielli

Image

Këto fara sigurojnë një burim të shkëlqyeshëm të vitaminës E dhe ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Uji

Një person që pi ujë mjaftueshëm ka një lëkurë të shkëlqyeshme pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës së tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.